Bedri Haka, 22-vjecari nga Kruja, arrestuar si autor i biznesmenit Leonard Muratajt në qendër të Durrësit dy vjet më parë ishte vënë në ndjekjen e policisë.
Burime zyrtre nga policia bëjnë me dije për “Panorama Online” se ka qenë një aksion special i organizuar nga policia ai që prangosi autorin e krimit.
Mësohet se Haka ka qenë në makinë me dy persona të tjerë, duke ecur me makinë në kohën që u vunë në ndjekjen e policisë.
Policia u bëri shenjë të ndalonin, por makina vazhdoi me shpejtësi. Policia i shkoi nga pas për rreth 1 kilometër dhe më pas ata ndaluan.
Pas shoqërimit dhe verifikimit, policia la të lirë dy personat e tjerë dhe prangosi të kërkuarin e drejtësisë Haka.
Ngjarja për të cilën akuzohet Haka ndodhi me 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës. ai dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policise, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”./a.m.