Gazeta italiane “Il Messaggero” ka shkruar një artikull mbi takimin e presidentit të Kosovës me Papa Françeskun, pas të cilit Thaçi u shpreh se ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani.
Sipas “Il Messaggero”, njëra prej më të shiturave në Itali, një kërkesë e tillë dhe mungesa e një mohimi nga shteti i Vatikanit mbi njohjen e mundshme të Kosovës, mund të shkaktojë tërmet në marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Patrikanës në Beograd dhe Moskë.
Gazeta italiane shkruan se Vatikani do të përballet me një presion të madh për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, madje mund të “kërcënohet” me mungesë mbështetjeje për Vatikanin sidomos nga Rusia.
ma.me