Nata e mbrëmshme ka qenë e zhurmshme për qytetin italian, Udine.
Sipas mediave italiane, një sherr i madh ka ndodhur me protagonist shqiptarë , mes rrugës “Veneto” dhe asaj “Manin”.
Nga zhurma e madhe që është bërë gjatë sherrit, banorët kanë njoftuar forcat e rendit, shkruajnë mediat italiane.
Me mbërritjen e policisë në vendngjarje, grupi prej rreth 20 personash u shpërnda, ndërsa në trotuar kishte mbetur i plagosur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili me sa duket është rrahur nga tre bashkatdhetarë të tij, shkruajnë mediat lokale.
Shqiptari i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personat e tjerë raportohet se kanë humbur gjurmët.
Sipas të dhënave të deritashme, ende nuk është zbuluar shkaku i konfliktit./a.r.