Policia arreston 36-vjeçarin e shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri, të ndodhur para 4 ditësh në Vlorë.
Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim, i quajtur:
Elton Zotaj, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë për ngjarjen e ndodhur:
Më datë 14.06.2016, në lokalin eurolloto “Goxhaj” në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti për motive të dobëta (të çastit), shtetasi Elton Zotaj, dyshohet se ka plagosur rëndë me armë zjarri “pistoletë” në këmbë shtetasin Rr. M., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, jasht rrezikut për jetën.
Për këtë ngjarje është bllokuar dhe sekuestruar arma e zjarrit “Pistoletë-Glock” me të cilën është kryer plagosja, si dhe është kapur në flagrancë poseduesi i saj, shtetasi Edmond Maskaj (i përfshirë në këtë konflikt).
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, në ngarkim të shtetasit Elton Zotaj./a.m.