Tek raportimet e para në lidhje me virusin Zika në Amerikë, thuhet që janë shënuar tre lindje të foshnjave të prekura nga ky virus, përderisa tre të tjera kanë vdekur nga dëmtimet në tru, të shkaktuara nga virusi në fjalë.
Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Amerikë, këto gjashtë raste ka shumë gjasë të mos jenë të fundit, ngaqë 234 gra shtatzëna në SHBA, tanimë janë diagnostifikuar me infeksionin Zika.
Shumica nga këto shtatzëni janë duke vazhduar, referon Express.
Përderisa shumica e të rriturve lajmërohen me simptoma të lehta te sëmundjes më prejardhje nga mushkonjat, ky infeksion është shumë më kërcënues tek shtatzënat. (b.an)