Ka mjekë që e injorojnë prezencën e saj dhe pacientë që vuajnë pa e ditur, që janë të prekur. Vulvodinia është një sëmundje e fshehtë dhe e dhimbshme, që cënon shpesh cilësinë e jetës seksuale të një gruaje.
Si mund ta dallojmë?
Kur një grua ka në organet e jashtme seksuale shenja të djegies, dhimbjes, kruarjes dhe që vazhdon për më shumë se 3 muaj, por pa patur manifestive të tjera klinike, si psh infeksioni, mund të jetë shenjë e sëmundjes së vulvodinisë.
Sipas mjekëve, rreth 15 % e femrave në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje e heshtur.
Arsyet që shkaktohet
Nuk është vetëm një arsye, por disa që bashkëngjiten, thonë mjekët. Ka gra që kanë një histori të përsëritur infeksionesh, mbi të gjitha të Candidas, apo infeksioneve të rrugëve urinare. Por dhe të tjera që kanë ndryshim hormonal, në muskulaturën e pelviksit. Këto janë disa nga elementët kryesorë që favorizojnë problemin.
Shenjat
Sinjalet e para mund të kuptohen që herët. Një adoleshente që ndjen dhimbje kur përdor tamponë, përpara se të këtë aktivitet seksual, ka 4 herë më shumë shanse që të preket nga kjo sëmundje, tregon një studim amerikan. Edhe për vajzat që manifestojë djegie dhe kruaje në fazën e para-pubertetit, shqetësimet që mund të vijnë nga infeksione të zorrës së hollë, mund të jenë faktorë risku.
Si mund të diagnostikohet?
Mjafton një test i marrë me një kunjë pambuku, në të cilin mjeku merr material nga hyrja e vaginës. Nëse mjeku bën presion dhe pacientja ndjen bezdi apo dhimbje, kjo është një shenjë e rëndësishme. Prekja e një kunje prej pumbuku nuk duhet të krijojnë dhimbje. Më pas kalohet me vlerësim të muskulaturës të asaj që quhet dyshemeja e pleviksit, nëse këto të fundit janë të ngrirë dhe dhembin.
Si kurohet?
Sipas studimeve të fundit, fillimisht duhet trajtuar muskulatura e pelviksit. Mund të përdoret një mjekim njohur si diazepam, që ndihmon në relaksimin e këtyre muskujve, gjithashtu mjekët sugjerojnë dhe bërjen e ushtrimeve Kegel në shtëpi. Vulvodinia, sipas mjekëve, është një sëmundje që nëse zbulohet me kohë mund edhe të trajtohet dhe të shërohet tërësisht, por është e sigurt që pacientet do ta mbajnë mend gjatë.
ma.me