Përfaqësuesja e Kroacisë ka barazuar ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 2-2.
Kroatët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por ata dështuan të ishin konkret në rastet e shumta që kishin para portës kundërshtare.
Goli i parë erdhi nga Ivan Perisic, i cili në minutën e 37-të kalo Kroacinë në epërsi pas një goditje të fortë brenda zonës dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Goli i dytë nga kroatët erdhi në minutën e 59-të nga Ivan Rakitic, e gjitha kjo pas një asistimi të Marcelo Brozovic.
Ndërsa goli i parë për çekët erdhi nga Milan Skoda në minutën e 76-të pas një asistimi nga Tomas Rosicky. Kurse goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të takimit nga Tomas Necid nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore Kroacia ka katër pikë në Grupin D, por me një ndeshje më shumë se Spanja dhe Turqia. Ndërsa kjo ishe pak e parë e Çekisë në Euro 2016.