Gianni De Biasi ka festuar 60 vjetorin e tij të lindes së bashku me skuadrën kuqezi në Francë… dhe pavarësisht dy ndeshjeve të humbura, vetë futbollistët do të përpiqen që t’I bëjnë një dhuratë të bukur trajnerit të tyre… fitoren me Rumaninë.
Por, De Biasi I ka kërkuar lojtarëve të tij që para së gjithash, ata të kualifikohen për veten e tyre.
“Të kualifikoheni për veten tuaj. Jam i lumtur për mënyrën se si kemi dhe keni përballuar dy ndeshjet e para. Shpesh herë futbolli ashtu si jeta nuk të jep atë që meriton. Jam i bindur se si ndaj Zvicrës edhe përballë Francës meritonit që të merrnit krejt tjetër rezultat”, ishin fjalët e 60-vjeçarit përpara tortës të ditëlindjes që i kishte përgatitur Federata Shqipëtare e Futbollit.
“Jam krenar që jam trajner i juaj. Jam krenar që zgjodha t’iu drejtoja por dua të them se dua të jem krenar edhe të dielën në mbrëmje sepse dua që të shikoj një ndeshje të madhe. Dua që t’i tregoni të gjithëve se nuk jemi inferiorë përballë asnjë skuadre. Pa mendjemadhësi dua që të futeni në fushë dhe të tregoni kualitetin që keni. Ju keni shumë kualitet po për mua ju nuk jeni koshient për kualitetin që keni. Herë herë e harroni këtë detaj që është shumë i rëndësishëm”, tha De Biasi./ java/ a.k