Italia e Antonio Contes ka siguruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje në evropianin “Francë 2016”.
Djemtë “azzurrë” mposhtën me rezultatin 1-0 Suedinë e Zlatan Ibrahimovich, me një gol mjaft të bukur të shënuar nga sulmuesi Eder në minutën e 89-të të takimit.
Një kros pa shumë pretendime nga Kielini që riketheu topin në lojë nga një rivënie anësore, por u kthye në super-gol nga Eder.
Sulmuesi italiaan depërtoi me shpejtësi mes tre mbrojtësve kundërshtarë, dhe gjuajtja e tij perfekte ishte e pamundur për t’u arrirë nga portieri mik. Minutat në vijim suedezët nuk arritën dot të bënin më asgjë, madje rrezikuan edhe të pësonin nga një kundërsulm i Italisë. Në pjesën e parë ekipet janë treguar të kujdesshme duke menduar më shumë për të mos pësuar gol.
Rastet nuk kanë munguar nga të dyja anët, me Italinë disi më kërkuese, por rrjetat mbetën të paprekura.
Pas kësaj ndeshjeje, Italia kryeson e vetme me 6 pikë grupin E, duke hedhur një hap të sigurt edhe për sigurimin e vendit të parë në grup./a.m.