Një ngjarje e rëndë krimnale ka ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Shëngjinit.
Dy persona raportohet të jenë plagosur me armë zjarri.
Sipas të dhënave, të plagosurit janë Mimoza Alia, rreth 50 vjeçe dhe Gentian Malshi rreth 38 vjeç.
Ndërkohë policia raporton se ka nisur veprimet në vendngjarje.
Njoftimi paraprak i policisë:
Me datë 17.06.2016, rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari ka ndodhur një plagosje me armë gjahu.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin.
Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj.
Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta.
2 shtetasit e plagosur janë dërguar në spital për mjekimin e duhur.
Policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.m.