Politika ka ironi të madhe në vetëvete. Këtë radhë, ironia e fatit ndjek PD-në. Bëhet fjalë për një ngjarje të shëmtuar që po ndodh në qytetin e Pogradecit, që drejtohet nga demokrati Eduart Kapri.
Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e portalit Lexo.al, një qytetar denoncon prerjen e pemëve dhe krasitjen e tyre tërësisht jashtë sezonit.
Madje, sipas qytetarit që denoncon (mbetet për tu verifikuar), po priten pemët e parkut për qëllime fitimi të vëllait të kryebashkiakut demokrat, Eduart Kapri.
Ngjarja është trasmetuar edhe në mediat lokale, por nuk ka marrë jehonën që meriton mjedisi nga mediat kombëtare. Sa e vërtetë është, mbetet të sqarohet nga bashkia Pogradec, por pamjet janë shqetësuese. Burimet flasin për masakër mjedisore në shkelje të ligjit.
Sipas burimeve të Lexo.al, është bërë edhe një kallëzim penal për këtë rast, i cili ka nisur procedimin.
Ironia që thamë në krye të lajmit është pikërisht nga fakti se PD protestoi kundër këndit të lodrave për fëmijë te Liqeni, ku si përfundim këndi u bë dhe pemë nuk u prenë, siç ishte premtuar, ndërkohë që kryetari i PD në Pogradec sipas fotove dhe denoncimit, bën të kundërtën.
Tema/d.i.