Stërlina britanike sipas të gjitha gjasave do të shënojë një rënie drastike të vlerës nëse britanikët votojnë për dalje nga Bashkimi Evropian, është paralajmërimi i fundit i Bankës Qëndrore të Britanisë së Madhe.
Komiteti për Politika Monetare i Bankës së Britanisë ka thënë sot se Brexit mund të ndikojë materialisht në prodhitarinë dhe në inflacionin në Britani që mund të rezultojë me uljen e konsumit familiar ndërsa kompanitë mund të anulojnë investimet.
“Ekzistojnë rreziqe për kthim mbrapa të ekonomisë”, thuhet në njoftim në të cilin shtohet më tej se stërlina do të shënon rënie të shpejtë të vlerës.
Komiteti, i cili mblidhet një herë në muaj për të vendosur normat e interesit, gjithashtu ra dakord për të mbajtur normën bazë të interesit në një rekord të ulët prej 0.5 përqind, ku ka qëndruar për më shumë se shtatë vjet.
ma.me