Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme para bashkisë së Kavajës ndërsa disa të shtëna kanë tronditur qytetin.
Mësohet se të paktën 3 persona janë plagosur me armë zjarri, ndersa ata quhen Irkid Kazazi, Eqerem Kazazi dhe Dritan Xhixha. Dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi Sajmir Kurti.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. (java / R.a)