Kapiteni i Kroacisë, Darijo Srna, do të luajë të premten ndaj Çekisë në Euro 2016, pasi babai i tij i kishte lënë amanet që të mos ndalte ndeshjet në Europian. Kroati pas fitores 1 me 0 në ndeshjen e parë të Grupit D me Turqinë të shtunën, kuptoi se babai i tij, Uzeiri, kishte ndërruar jetë dhe menjëherë ishte nisur drejt Kroacisë për funeral, referon Express.
Kur kishte arritur në qytetin e tij në Metkovic, Srna kishte marrë informatë se babai i tij kishte thënë që të mos ndalte lojën me Kroacinë dhe të bënte çmos për të fituar.
“Është shumë moment i vështirë për mua dhe familjen time”, ka thënë kroati në konferencën për media. “Duhet t’i falënderoj të gjithë, miqtë, kolegët, familjarët dhe bashkëlojtarët – ata po më mbështesin në çdo hap që kur mora vesh lajmin menjëherë pas ndeshjes. Të gjithë e dinë se ishte dëshira e fundit e babait që unë të luaj sa më shumë që mundem për Kroacinë”. (b.an)