Është nënshkruar sot marrëveshja për fazën e dytë të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit nga ministri Ahmetaj dhe ambasadori italian Cutillo.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjehe parashikohet hapja e një fondi të ri prej 20 milionë euro, të cilat do shkojnë për financimin e projekteve në fusha të ndryshme me tre objektiva kryesore: rritjen e qëndrueshme me anë të përmirësimit të konektivitetit dhe përdorimit të burimeve; kohezioni social dhe formimi profesional; shteti i së drejtës dhe demokracia sociale.
Ndërkohë, në fazën e parë, janë financuar 42 projekte në vlerë rreth 16 milionë euro.
TCH/d.i.