Krerët e degëve të Partisë Demokratike, krerët seksioneve dhe grup seksioneve, anëtarësia pranë kryetarëve dhe përfaqësues të tjerë në nivel lokal, kanë refuzuar në masë zbatimin e udhëzimit të Lulzim Bashës, duke e konsideruar të paligjshëm dhe në shkelje flagrante me statutin e parties, raporton Shqiptarja.com.
Lëvizja ka ardhur pas dështimit të bisedimeve mes krerëve të rretheve dhe kryetarit Basha, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, për procesin e riorganizimit të partisë, duke respektuar vullnetin e anëtarësisë, statutin, meritat dhe rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse.