Kombëtarja shqiptare për herë të parë merr pjesë në një kompeticion si Europiani dhe rëndësi ka përfaqësimi sa i më i denjë. Komentatorët dhe specialistë të futbollit thanë se loja e bukur e shqiptarëve ka bërë përshtypje në mbarë Europën. Sipas tyre i kemi bërë të gjithë të flasin shqip këto ditë, madje dhe francezët.
Gilles Bellatre, ky francez plot humor dhe shumë i ndjekur për videot pikante që realizon, këtë radhë ka pasur në vëmendje shqiptarët.
Meqë tifozat kuqezinj kanë mbushur sheshet franceze këto ditë kur në Francë luhet Europiani 2016 i futbollit, Grilles ka studiuar shqiptarët dhe shprehjet me pikante. Ja video që ka realizuar ai me një shqipe të kulluar:
-Pse pagove more gomar?
-Shqiptarët e mbajnë telefonin 90 gradë me qëllim t’u duket sqetulla
-Nga shtëpia si i ke, mamanë, babai, vëllezërit, hallon…
-Një pjatë makarona kushtoka këtu 10 euro, po ku të ngop barkun ajo more
-Makinën si e ke, Benz po jo me benzinë, me naftë se të këput, ku ngopet me benzinë ajo
E për të finalizuar me një sharje në shqip: Të q… nënën.