Anglia fiton derbin britanik me Uellsin, falë golit të shënuar në minutën e 91-të nga Sturridge.
Uellsianët kaluan në epërsi me Gareth Bale me një goditje të lirë, në minutën e 42-të, por anglezët përmbysën gjithçka pasu pushimit.
Vardy barazoi 11 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, një gol që u kundërshtua nga uellsianët si i parregullt.
Kur u duk se ndeshja do të përfundonte në barazim, Sturridge shënoi golin e fitores, i cili e çon Anglinë kuotën e katër pikëve, duke e bërë mjaft intrigues grupin.
D.I.