Anglia ka barazuar kundër Uellsit, me golin e shënuar nga Jamie Vardy, në minutën e 56-të.
Sulmuesi i Leicester City iu përgjigj golit të Gareth Bale në pjesën e parë.
Vardy ishte në pozicion të avancuar, por gjyqtari ka konsideruar si vendimtare prekjen e paqëllimshme të topit nga mbrojtësi uellsian, Williams.
Lojtarët e Uellsit protestojnë për pozicion jashtë loje, por pa sukses.
D.I.