Pas verifikimit të parë të teorisë së Albert Einsteinit të para 100 viteve në lidhje me ekzistencën e valëve të gravitetit nga shkencëtarët, në vrojtimin e dytë gjithashtu u konfirmuan valë të gravitetit dhe në këtë mënyrë u vërtetua Teoria e Relativitetit e shkencëtarit të famshëm. Valët e gravitetit të cilat Einstein për herë të parë i ka vënë re në vitin 1916 u nxorën në pah për herë të dytë.
Në vrojtimin dytë nga “Observatori i Valëve të Gravitetit me Interferometër Lazerik” (LIGO), transmeton AA shkrimin, për herë të dytë u regjistruan sinjale të valëve të gravitetit që mendohet se krijohen me përplasjen e dy vrimave të zeza.
Sipas deklaratës së astronomëve, është detektuar çifti i dytë i vrimave të zeza që gëlltisin njëra-tjetrën në largësi prej 1.4 miliard vite-dritë.
Në ngjarjen që deri më tani ndodh për herë të dytë, është regjistruar përplasja dhe gëlltitja e valëve të gravitetit dhe rrjedhimisht energjia të cilën kjo dukuri ka nxjerrë në formë të valëve të gravitetit, përgatiti Koha.
Sipas deklaratës së shkencëtarëve, bashkimi i vrimave të zeza të cilat janë 8 deri 14 herë më të mëdha se dielli, ka nxjerrë në dukje një vrimë të zezë në madhësi 21 herë më të madhe se ajo e diellit. Albert Lazzarini, zv/drejtori i Laboratorit LIGO të Institutit të Teknologjisë në Kalifornia (Caltech), në deklaratën në lidhje me këtë vrojtim theksoi se me detektimin e këtyre dy ngjarjeve brenda katër muajve, do të jetë e mundur të fillohet me parashikime se sa shpesh mund të dëgjohen valët e gravitetit në të ardhmen. (b.an)