Veprimet e fundit të trajnerit të Gjermanisë Joachim Löw, kanë lënë pa fjalë mjaft përsona, por më shumë i kanë lënë një shije të keqe gjithkujt që ka parë, sesi ai, në ndeshjen Gjermani Ukrainë, kruajti pjesët intime… dhe më pas i mbajti erë.
Të tilla veprime Löw i komentoi duke thënë:
I pashë fotot dhe dukshëm ndonjëherë mund të bëhen gjëra në mënyrë subkoshiente. Nodhi dhe më vjen keq… E bëra për shkak të adrenalinës. Në ndeshje të tilla adrenalina është e lartë dhe për këtë arsye bëra ato veprime
Por problemi për Löw dhe mbase ajo që ai nuk kupton, është se ai, si trajner i ekipit kampion të botës, është thuajse 24 orë nën vëzhgimin e kamerave… një fakt që Löw e ka harruar në stërvitje, pasi veprimet e “çuditshme” i ka bërë edhe aty./java/ a.k