Gjykata e Apelit ka rikthyer ne pune Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Haki Çako.
Lajmi konfirmohet nga avokati Maks Haxhia, i cili tha ne perfundim te seances gjyqesore se nga ky moment, Çako do te vijoje punen ne krye te Policise.
“Ishte nje proces ku u paraqiten provat. Gjykata e Apelit vleresoi se nuk ka veper penale te konsumuar nga klienti im” – tha Haxhia.
Haki Çako u pezullua nga detyra ndersa dy oficere te policise u lane ne arrest shtepie nen akuzen e prokurorise per pajisjen pergjuese dhe me vendim te gjyqtarit Arjan Aliaj.
Pak para vendimit te Apelit, Partia Demokratike i parapriu duke thene se Rama po i ben presion sistemit te Drejtesise.
“Me shantazhet e paprecedenta ndaj gjykatave, Edi Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve të paligjshme, pasi është vetë i përfshirë. Rama është në duart e Cakos, i cili do të flasë e do të tregojë nëse Edi Rama nuk i siguron paprekshmëri” – tha zedhenesja e PD, Ina Zhupa.
(java / r.a)