Zgjerimi i muskujve të shpinës është ushtrim mjaft i përdorur.
Përveç në trajnime sportive, specialistët këtë ushtrim e aplikojnë edhe në mjekësi. Zgjerimi i muskujve të shpinës ju ndihmon të hiqni qafe dhimbjet e shpinës dhe mundëson të keni një qëndrim të përsosur, shkruan express. Ky ushtrim është tejet i rekomanduar për personat që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë ulur për kohë të gjatë.
Pozicioni origjinal:
Shtrihuni në stomak dhe vendoseni ballin në dysheme.
Vendosni duart paralel me trupin dhe pëllëmbët e dorës i qitni te kofshët.
Bërrylat i drejtoni dhe këmbët i bëni bashkë.
Lëshoni frymën: Ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e lartë të stomakut ndërkohë që duart dhe këmbët qëndrojnë siç ishin.
Merrni frymë: Ngadalë kthejuni pozicionit origjinal.
Këtë ushtrim e përsëritni dhjetë herë dhe e bëni tri herë në javë për të ndjerë përmirësim në shpinë dhe muskuj të stomakut./ a.k