Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, më datë 15.06.2016, konstatuan dhe asgjësuan rreth 250 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, në fshatin Pralishtë, të mbjella në mal.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kukës,për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. (java /r.a)