Nis në Gjykatën e Apelit shqyrtimi i masës së pezulllimit dhënë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. I pranishëm në këtë seancë ështëdhe vetë Çako, i cili nëpërmjet avokatit, Maks Haxhia kërkon heqjen e masës së pezullimit dhënë nga gjyqtari Arjan Alia.
Ankimimi
Gjykata e Apelit pritet që të shqyrtojë sot ankimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, që e pezulloi nga detyra.
Çako u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë, që po e heton atë për veprën e “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me pajisjen përgjuese IMCI Catcher.
Treshja gjykuese që do të shqyrtojë sot apelimin e Haki Çakos përbëhet nga kryesuesja Marie Qiriazi dhe anëtarët Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla.
Kryepolici Haki Çako e apeloi vendimin më 9 qershor, vetëm tri ditë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Arjan Aliaj.
Sipas hetuesve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë deklarata të ndryshme në tre raste të marrjes në pyetje, me shkrim dhe me gojë.
Nga ana tjetër, Çako pretendon se nuk ka dijeni për kohën se kur ka kaluar në doganën shqiptare kjo aparaturë. (panorama / r.a)