Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Vlorës, atje dhe ku ai është i zgjedhuri i parë në listën e deputetëve për të parë ndeshjen Francë-Shqipëri, e cila tashmë ka ‘mbërthyer’ pas ekranit çdo shqiptar, ndërsa shumë të tjerë bëjnë tifo sot në stadiumin e Vellodromes.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama e cilësoi një moment magjik faktin që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është pjesë e këtij kompeticioni, Euro 2016. “Ne Vlore per t’iu gezuar me plot te tjere ketu ketij momenti magjik te Kombetares qe na beri pjese te EURO2016 ”, shkruan Rama.