Një pronare e një firme ndërtimi si dhe inxhinieri e kësaj firme janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës të vënë nën akuzë për ndërtim të paligjshëm. Në prangat e policisë kanë rënë Nadire Qinami (Dano), 58 vjeç, banuese në Tiranë, pronare e firmës së ndërtimit “Brilant” Sh.p.k si dhe Enea Kociasi, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë kësaj firme ndërtimi.
Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi nga verifikimi i kryer ka rezultuar se kanë ndërtuar në objektin me leje 5+2 edhe 3 kate të tjera shtesë duke e ngritur objektin në 10 kate.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie e ndihmës për ndërtim te paligjshëm”.