Rumunët e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë, të ndeshjes së dytë në Grupin A, përballë Zvicrës së drejtuar nga Vladimir Petkovic.
Edhe pse e ka nisur furishëm, Zvicra është ndëshkuar nga një penallti e shndërruar në gol nga Bogdan Stancu në minutën e 18’.
Ka qenë një ndërhyrje e gabuar e Stephan Lichtsteiner i cili ka mbajtur për bluze brenda zone mesfushorin rumun Alexandru Chipciu.
Për rusin Sergei Karasev është padyshim faull duke ndalur lojën dhe atribuuar edhe penallti në favor të rumunëve.
Ashtu edhe si në ndeshjen përballë Shqipërisë, Petkovic ka aktivizuar nga minuta e parë 5 shqiptarët e Zvicrës. (tch /r.a)