Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2015, rezultuan 158,396,989 copë monedha metalike në qarkullim, me vlerë 3.799 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2014, rezulton një rritje e numrit të monedhave metalike me 7.6% dhe një rritje e vlerës së tyre me 8.2%.
Në fund të vitit 2015, raporti i përgjithshëm i vlerës së monedhës metalike ndaj kartëmonedhës rezultoi pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar, bën të ditur Banka Qendrore.
Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2015, raporti i parasë në qarkullim ndaj agregatit M2 ishte 31.9%, ndërsa në fund të vitit 2014, i njëjti raport ishte 31.3%. Më tej, koefiçienti i qarkullimit të parasë në Bankën e Shqipërisë rezultoi 0.409, ndërkohë që ky koeficient për vitin 2014 ishte 0.568. (java / r.a)