Pas daljes së Kryeministrit Rama, lideri i PD Lulzim Basha tha se maxhoranca nuk do ta ketë kurrë votën e opozitës, nëse ai nuk heq dorë nga pozicioni i tij për institucionet e vetingut. Basha ka theksuar se vendi nuk ka nevojë për vija të kuqe, madje, sipas Bashës, as për politikanë që thithin vija të bardha. Kryedemokrati ka ripërsëritur edhe një herë kushtin që ndan palët, zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.
“Pyetja është a e ka fituar Rama Armando Prengën… dhe a do të vijë me pistoletë apo jo në përlament?! A e ka ftuar Ndokën, të vijë të votojë si deputet, apo atë e ka larguar pasi ja kanë kërkuar SHBA-të… a e ka ftuar Frrokun? Po Kokëdhimën, a e ka ftuar të votojë projektin e drejtësisë, apo atë e ka kapur drejtësia vetë?! Ky pra, që pikon krim dhe korrupsion nga çdo qelizë dhe pore, kërkon të bëjë drejtësi!
Edi Rama nuk do ta ketë kurrë votën e opozitës për një drejtësi të kapur dhe me duart që i duken. Vendi ynë nuk ka nevojë as për vija të kuqe, e as për politikanë që thithin të bardhë.”- tha Basha./ java/ a.k