Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull me nota satirike angleze por me një vërtetësi të trishtë të lehtësirave ekonomike dhe privilegjeve që humb Mbretëria e Bashkuar nëse del nga Bashkimi Evropian. Në këtë artikull përmendet Shqipëria dhe vende të tjera jashtë BE-së, si një alternativë ‘e detyruar’ turistike për britanikët, në rastin se nuk do të jenë më në BE, pasi do të kenë humbur lehtësira lëvizjesh dhe shkëmbimesh tregtare.
“Islanda, Moldavia, Kosova apo Andorra? Thonë që Ukraina është shumë e mirë në këtë kohë të vitit. Po kush e thotë këtë thoni ju? Kyesisht ukrainasit. Mezi po pres të bëj pushime në një bunker në Shqipëri të periudhës komuniste që është kthyer në një bujtinë. Ose bëhen pushime aty ose në Prestatyn”, shkruan the guardian në artikullin me titull “Një guidë mbijetese e ‘Brexit’: Mbusheni frigoriferin me djath dhe bëni pushime në Shqipëri”.
Krahasimi i Shqipërisë me qytetin Prestatyn që është në veri të Uellsit, është ironik. Kjo pasi ky qytet ka një resort bregdetar, por duke qenë se është në veri të Uellsit nuk është ndër destinacionet më të të preferuara të britanikëve krahasuar me alternativat që ka Mesdheu.
BW/d.i.