PD-ja e komenton si linçim public, kontrollin e pasurisë të gjyqtarit Arjan Aliaj, me qëllim për të trembur Gjykatën e Apelit. Eksperti ligjor i PD-së, Ivi Kaso, në një konferencë për shtyp u shpreh se me aksione të tipit Gestapo ndaj gjyqtarëve, Kryeministri Rama u thotë gjyqtarëve se nëse guxoni të bëni drejtësi kundër meje I njëjti fat ju pret dhe ju. “
PD është në favor të hetimit të pasurisë. Por kjo duhet të bëhet vetëm mbi bazën e ligjit dhe të institucioneve. Rama po dëshmon se kërkon të ketë kontroll mbi gjykatat. Ai kërkon ta ketë drejtësinë nën hyqëm. Është detyrë kombëtare të mos lemë Ramën që të verë drejtësinë nën këmbë. Drejtësi vetëm sipas Komisionit të Venecias”, u shpreh Kaso.
ma.me