Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë konstatuar një mjet lundrues pranë Kanalit të Çukës.
Mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15, në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh., me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjere, me motor të markës “Jamaha 250 CC”.
Ky mjet lundrues rezulton i vjedhur një ditë më parë, në Korfuz – Greqi.
Mësohet se mjetilundrues i përket një Lordi britanik.
Policia po kryhen veprimet proceduriale të mëtejshme./a.m.