Dita e nesërme duket se do të jetë një ditë feste për shqiptarët, pasi pritet të mos ketë… Parlament. Shkak për këtë duket se është fakti se shumica e deputetëve janë nisur sot drejt Francës për të ndjekur nga afër ndeshjen Francë – Shqipëri. Në rend ditës për punimet e Kuvendit ishin votimi i dy projektligjeve. Fakti që nesër nuk ka Parlament, dhe kemi mundësinë e artë për të mos dëgjuar fjalorin banal të ish drejtuesve të lartë të shtetit dhe të deputetëve, përbën një ngjarje për jetën e qytetëruar në Tiranë dhe të gjithë Shqipërisë. Thënë thjeshtë shqiptarët nesër nuk kanë nevojë për “pambuk në vesh”.
(javanews) ma.me