Kjo është një histori paksa e çuditshme, por e vërtetë. Dy vite në det kanë bërë që shoqëria mes dy “marinarëve” të forcohet edhe më shumë.
Bëhet fjalë për shoqërinë mes 24-vjeçarit Guirec Soudee dhe pulës Monique, të cilët prej dy vitesh kanë udhëtuar së bashku nëpër botë, në diell dhe në shi.
24-vjeçari është ai i cili duhet të bëjë punët e vështira në anije, ndërsa pula shijon pamjet e mrekullueshme nëpër botë, si dhe bën vezë në kuvertën e saj.
Këto pamje të hedhura në internet nga 24-vjeçari kanë tërhequr jo pak vëmendje nëpër mediat franceze, pasi është konsideruar si një rast i çuditshëm dhe i pazakontë.
Guirec, i cili është nga Brittany, Francë, e filloi aventurën e tij rreth botës me Monique në Maj të 2014./a.m.