Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një konfikti mes të rinjsh në Tropojë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së martës në lokalin e fshatit Cërnicë, kuu konfliktuan midis tyre tre persona, të cilët kishin shoqëri midis tyre.
Viktimë e krimit ka mbetur shtetasi Ardit Mrishaj 25-vjeç, ndërkohë është plagosur 29-vjeçari Florian Qehaja. Këta shtetas janë qëlluar me automatik nga Henerik Niklekaj, me të cilin ishin konfiktuar më herët në lokalin e fshatit.
Mësohet se të dëmtuarit kishin shoqëri me autorin, dhe konflikti nisi në lokal prë motive të dobëta. Sipas të dhënave, paraprake bëhet me dije se autori është dhunuar nga viktima dhe i plagosuri, dhe pasi është larguar, u kthye ne një automatik duke shtënë mbi ta.
Njoftimi paraprak i policisë:
Njoftohemi nga salla operative Tropojë, se në fshatin Cërnicë, në lokalin e fshatin janë konfliktuar disa persona, ku si pasojë e konfliktit shtetasi Henerik Niklekaj., banues në fshatin Cërrnicë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar. Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Ardit Mrishaj 25 vjeç, dhe plagosur shtetasi F.Q., 29, banues në fshatin Cërnicë. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimorë në vendgjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.m.