Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon datat për profesionistët e rinj në mësuesi.
Testimit do t’i nënshtrohen të gjithë studentët të cilët kanë mbyllur ciklin e studimeve në një nga degët e letërsisë si dhe kanë praktikë profesionale të detyrueshme 3-mujore.
Sa i përket kohës, provimet janë parashikuar të zhvillohen javën e parë deri në javën e tretë të muajit korrik, sipas një grafiku të caktuar.
Që një mësues të quhet kalues duhet që të paktën të fitojë 50 pikë nga 100 pikët e mundshme. Ndërkohë, që pa marrë provimin ata nuk mund të konkurrojnë për ndonjë vend të lirë pune në rrethe të ndryshme të vendit. Ky është një standard, me anë të të cilit synohet të arrihet përgatitja e mësuesve.
Në faqen zyrtare të AKP-së janë publikuar programet orientuese për 22 profilet e mësuesisë. Ndërkohë që mundësia për ta dhënë këtë provim është deri në 5 herë.