Policia italiane ka zbardhur emrin e të arrestuarit shqiptar për trafik të lëndëve narkotike me shuma marramendëse parash.
Bëhet fjalë për Florian Kaçaj, 37-vjeçarin shqiptar, i cili prej vitesh jeton si rezident në komunën Kastellanza në provincën e Varezes në Itali. Mediat italiane raportojnë se atij iu sekuestrua 82 kg drogë, marijuanë dhe kokainë e pastër me vlerë 1.5 milionë euro, në depon e dyqanit, pronë e veta, edhe pse prej vitesh ishte një person i papune.
Shqiptari Florian Kaçaj ka qenë i martuar me një shtetase italiane, por divorcuar prej saj. Lokali në Kastellanza ishte edhe çelësi nga policia italiane nisi hetimet, pasi duke qenë i papunë, ishte e pajustifikueshme se si mund të ishte pronar i një lokali të shtrenjtë.
Policia njoftoi se pas përgjimeve droga u zbulua e fshehur në garazhin e Florian Kaçajt, rreth 82 kg drogë, marijuanë e kokainë mjaft e pasur, e cila do të kapte në treg një vlerë prej 1.5 milionë euro.
Express/d.i.