Paradite intensive takimesh në Kryeministri. Vetëm pak minuta pas takimit që kreu i qeverisë Edi Rama, zhvilloi me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në Kryeministri ka mbërritur edhe ambasadori amerikan, Donald Lu.
Çështja e Reformës në Drejtësi, mësohet se është në qendër të këtij takimi. Deri tani ka pasur disa lëvizje me qëllim gjetjen e një zgjidhje për arritjen e konsensusit mes pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend të Reformës. Për momentin PD nuk ka dhënë asnjë sinjal se është e gatshme për të dhënë konsensus për draftin, duke kushtëzuar miratimin e saj me kërkesën “vende të rezervuara”.
Nga ana e saj mazhoranca ka bërë lëshime ndaj PD për votimin me 2/3, por nuk lëshon “pe” në lidhje “vendet e rezervuara”. Kjo dinamikë takimesh duke se zbulon pjesërisht se tani sytë janë hedhur nga Rama që të bëjë lëshime. Një hap ky që e ve mazhorancën duket në një pozitë jo komode, po të kihet parasysh se ajo ka dhënë konsensus, por është PD që kërkon duket të marrë “o të gjitha o asgjë”.
Nuk është e qartë se cilat janë kërkesat e reja të palës amerikane ndaj qeverisë, ndërkohë që nuk është bërë e ditur ende për ndonjë takim të ndërkombëtarëve me kreun e PD-së Basha, i cili, në një farë mënyre, po “mban peng” miratimin e Reformës në Kuvend. “Vendet e rezervuara” duket se nuk po i rezervojnë një fund të “lumtur” Reformës.
(Javaneës.al) Me. Ar
Nuk behet reforma ne drejtesi pa u bere mbrojtja e Berishes dhe Metes ne ligj! Nje ligj i vecante vetem per ata te dy! Mund te sakrifikohet Basha Mediu apo ish ministrat e Berishes!