Policia e Kurbinit ka parandaluar një vrasje ku dy komshinj u konfliktuan me njëri-tjetrin në zonën e Adriatikut.
Sipas të dhënave të policisë, pas ndërhyrjes është sekuestruar 1 armë zjarri automatik pa leje me një krehër me 30 fishekë model 56 dhe u bllokua një armë gjahu me leje.
Në pranga ka rënë Shkurt Shkurti, 67-vjeç pasi ka kërcënuar komshiun Gj.P. dhe familjarët e tij me armë gjahu, të cilën e kishte me leje ndërkohë që policia procedoi vajzën e tij L. Sh. 21 vjeçe e cila ka tentuar që të fshehë armën e zjarrit nga pjesa e oborrit të banesës dhe e ka hedhur në oborrin e banesës së pabanuar të komshiut, por u konstatua nga efektivët e policisë.