I ruante pakot e lëndës narkotike me dy qentë e tij të racës Pitbull. Një shqiptar ka rënë në prangat e efektivëve të policisë italiane, pasi është kapur në flagrancë me rreth 6 kg marijuanë, në ambientet e një garazhi.
Taulant Pasho, 29 vjeçar, u kap së bashku me një mikun e tij, teksa lëndën narkotike e kishte ndarë në katër qese të zeza./ java.a.k