Teksa të gjithë presin me kërshëri publikimin e këngës më të re të Getoar Selimit dhe Majk, ne kemi zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm që lidhet me klipin e kësaj kënge.
Xhesika Berberi, modelja që është imazhi kryesor në këtë klip mësohet se mban të veshur një fustan të moderatores Marina Vjollca (e dashura e Getit), të cilin kjo e fundit e ka veshur ditën kur janë takuar për herë të parë.
Bluja e preferuar e Getoarit dhe Marinës (e zgjedhur prej saj edhe në shumë veshje të tjera), është kthyer prej kohësh në lajtmotivin e dashurisë, shkruan revista Who. Në këto kushte, nuk e dimë nëse “Ajo” është një dedikim personal i Getit për Marinën e tij, apo bëhet fjalë thjesht për një këngë dashurie.