Një aksident automobilistik në qytetin e Kukësit ka sjellë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve, të cilët i janë drejtuar spitalit ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Personi që humbi jetën ka vdekur gjatë transportimit të tij në Tiranë. Bëhet fjalë për një grua me inicialet S.Cena, 59 vjeçare. Dy personat e tjerë janë në gjëndje kritike për jetën.
Të tre shtetasit ishin duke udhëtuar me makinën e tyre, e cila ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.
Tjetër aksident kësaj here në Fushë Krujë
Një tjetër aksident është regjistruar këtë pasdite, në dalje të Fushë Krujës. 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe i janë drejtuar spitalit ushtarak të kryeqytetit. Mësohet se automjeti i tipit bezn është përplasur me një kamion me targa të Kumanovës dhe ka përfunduar në një park lojërash për fëmijë. Fatmirësisht aty nuk ka patur fëmijë.