1667 – Jean-Baptiste Denis, një mjek i Luigjit XIV, bëri për herë të parë me sukses transfuzionin e gjakut tek një pesëmbëdhjetë-vjeçar duke përdorur gjakun e deles.
1683 – Ushtria turke filloi rrethimin e dytë të Vjenës. Qytetin në shtator të të njëjtit vit e ka shpëtuar mbreti polak Jan Sobieski.
1691 – Ahmed II u vendos në fronin e Sulltan Sulejman III duke trashëguar një situatë shumë të vështirë për perandorinë. Ai udhëhoqi një luftë të pasuksesshme kundër Austrisë, Venecies dhe Rusisë dhe u detyrua të pranonte kushte të pafavorshme në traktatin e paqes në Karlovac më 1699. B.an