Shkatërroi familjen e tij, në mënyrë të veçantë jetën e vajzës dhe tani rrezikon edhe një dënim prej 15 vitesh burgim. Këto janë vetëm pasojat e dukshme të inçestit mes babait dhe së bijës. Historia në kufitjtë e të pabesueshmes ka ndodhur në zonën e Kamzës, në Tiranë, ku banonte familja Lezo.
Kryefamiljari, Artur Lezo, ndodhet një hap larg dënimit me 15 vite burgim, që ishte kërkesa përfundimtare e prokurorisë. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 12-vjeçare. Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi i fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se nuk ishte e virgjër. Në këtë moment, vajza i ka treguar të ëmës se i ati kishte abuzuar me të që në moshën 12-vjeçare.
Së bashku me të ëmën, vajza bëri denoncimin dhe dëshminë në polici, e cila më pas arrestoi Artur Lezon. Në dëshminë e saj, vajza është shprehur se nuk ka për ta falur kurrë të atin, pasi abuzimi seksual ka ndodhur disa herë, kur e ëma nuk ndodhej në banesë.
Ndërsa, për shkak edhe të moshës dhe turpit, kishte ngurruar që ta denonconte menjëherë këtë abuzim, i cili ishte edhe shkaku i prishjes së fejesës./TCH/ a.k