Kombëtarja Shqiptare e futbollit po shoqërohet në aventurën e saj në Evropianin e Francës nga forca speciale nga Shqipëria.Forcat speciale që shoqërojnë kombëtaren janë përfaqësues të Policisë së Shtetit të akredituar në Francë, transmeton tch.
Janë gjithsej 6 “mbrojtës”, me komandant Alban Ahmetin, të cilët veprojnë me policinë lokale në çdo qytet të Francës ku udhëton kombëtarja.
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë të grupit me Zvicrën, Shqipëria do të luajë me Francën (15 qershor) dhe Rumaninë (19 qershor). (b.an)