Qeveria franceze ka lëshuar një aplikacion për telefon që do të lajmërojë publikun në rastin e një sulmi të dyshuar terrorist.
Aplikacioni, i quajtur SAIP, u bë i vlefshëm për t’u shkarkuar falas në Apple Store dhe Google Play që nga 8 Qershori, dy ditë para fillimit të turneut të futbollit Euro 2016 në Francë.
Ministri i Brendshëm tha që aplikacioni- i cili u krijua pas sulmit terrorist të 13 Nëntorit në Paris i cili vrau 130 njerëz- do të njoftojë përdoruesit lokal në rast sulmi.
Ai u lejon gjithashtu përdoruesve të regjistrohen për të marrë njoftime për deri në 8 “zona gjeografike” të ndryshme përveç vendndodhjes së tyre aktuale. Këto njoftime do të ofrojnë informacione se çfarë është duke ndodhur, gjithashtu dhe mënyra se si mund të qëndrojnë të sigurt.
Për t’u siguruar që ndonjë peng i mundshëm të mos lajmërojë sulmuesit, aplikacioni nuk do të dërgojë dridhje apo tinguj, por vetëm një njoftim vizual.
Qeveria ka thënë që privatësia e përdoruesit do të jetë e mbrojtur. Nuk do të ruhen emra, numra telefoni apo adresa IP.
Një version i mëvonshëm i aplikacionit do të njoftojë përdoruesit për emergjenca të tjera si përmbytjet dhe ortekët.Krokodili.al