Kompania “Air France” parashikon të mbulojë 80 për qind të flurimeve të saj ditën e hënë që përkon me ditën e tretë të grevës së pilotëve dhe me fillim e Kampionatit të Futbollit në Francë, bëri të ditur kompania në një deklaratë.
“Më shumë se 85 për qind e fluturimeve me distanca të gjata dhe brenda vendit janë marrë përsipër si dhe rreth 70 për qind e fluturimeve me distanca jo shumë të gjata dhe drejt aeroportit parizien te Roissy-Charles-de-Gaulle (CDG)”, sqaroi kompania.
“Megjithatë nuk përjashtohen anulime dhe vonesa të minutës së fundit”, sipas drejtorisë, që numëron 27 për qind të ekipit të pilotëve në grevë. Për sot “Air France” synon të kryejë 77 për qind të fluturimeve.
Lëvizja sociale e kryesuar nga tre sindikatat e pilotëve me kërkesë për të ruajtur vendet e punës dhe kushtet e shpërblimeve në punë pritet të përfundojë të martën në mbrëmje, nëse nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit.