Turqia luan pas pak kundër Kroacisë dhe trajneri Fatih Terim i ka bërë thirrje skuadrës të marrë shembull nga Shqipëria.
“Një Europian nuk është si një kampionat, pasi koha për të rikuperuar nuk ka. Në një turne si ky vendosin detajet, edhe ato më të vogla madje. E patë se si fitoi Franca, me një gol të pajet në sekondat e fundit dhe me një gjuajtje në dukje pa pretendime? Apo sot (dje) e ndoqët Shqipërinë me Zvicrën?
Nëse Cana nuk do të ishte përjashtuar me karton të kuq, pa dyshim që rrjedha e atij takimi mund të kishte shkuar ndryshe…
Prandaj, të gjitha këto fakte që kemi parë në këto dalje të para duhet të na shërbejnë si shembull për të luftuar dhe për të mos u dorëzuar, por mbi të gjitha për të luajtur të përqendruar, edhe pse e nisim si jo favoritë përballë Kroacisë”, tha Terim.