Turqi-Kroaci, e cila nis në orën 15:00, është ndeshja e parë e Grupit B. Dy skuadrat takohen për herë të tretë në finalet evropiane, me një fitore 1-0 për kroatët në grup më 1996 dhe kualifikim me penallti për turqit në çerekfinalet e Euro 2008.
Turqia nuk e ka mundur kurrë Kroacinë brenda 90 apo 120 minutave, por në përballjen më të rëndësishme deri tani, më 2008, turqit fituan me penallti dhe dolën në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Gjermania.
Formacionet
Turqia: Volkan; Gokhan Gonul, Mehmet Topal, Balta, Caner; Oguzhan, Ozan Tufan; Selcuk, Hakan Çalhanoglu, Arda Turan; Cenk.
Kroatia: Subasiç; Srna, Çorluka, Vida, Striniç; Badelj, Modriç, Brozoviç, Rakitiç, Perisiç; Mandzukiç.
Arbitër: Jonas Eriksson (Suedi)